11 Sistemi Shendetesor

11 Sistemi Shëndetësor

Medicare Për banorët Australianë, kostot e kujdesit bazë mjekësor dhe spitalor mbulohen
automatikisht nga shërbimi Medicare. Medicare paguan për shumicën e kostove të
vizitave tek doktorët, radiografitë, analizat e gjakut, kujdesin në spitalet publike, dhe
disa shërbime të tjera.
Medicare nuk paguan për shpenzimet e autoambulancave, dentistët, fizioterapitë,
optikat, sëmundjet e këmbëve, kiropraktikat, ose për spitalet private. Për më shumë
informacion për Medicare, shihni Kapitullin 1, What to do soon after arrival (Ç'duhet
bërë shpejtë pas mbrritjes).



Centrelink Health Care Card (Karta e Kujdesit për Shëndetin e Centrelink-ut)
Nëse ju merrni një pagesë Centrelink-u ose fitoni të ardhura të ulëta, ju mund t'ju
takojë me ligj një Health Care Card nga qeveria (Karta e Kujdesit për Shëndetin).
Karta do t'ju japë të drejtën për një sërë lëshimesh, duke përfshirë koston e ilaçeve
dhe shërbimeve mjekësore (mjek, dentist, ambulancë). Për më shumë informacion
mbi Centrelink, shikoni Kapitullin 8, Social Security.
Edhe pse keni Health Care Card, ju duhet të paraqitni Medicare Card për të gjithë
trajtimet themelore spitalore dhe mjekësore në lidhje me Health Care Card.

Sigurimi Shëndetësor Privat
Shumë Australianë i përkasin fondeve të sigurimit shëndetësor privat. Këto mbulojnë
trajtimet mjekësore si pacient privat në spitalet publike dhe ato private, dhe mund të
përfshijnë disa shërbime që nuk mbulohen nga Medicare, si shërbimet dentare dhe
optike. Shpenzimet dhe llojet e sigurimit ndryshojnë shumë prandaj është me rëndësi
që të kontrolloni të dhënat me kujdes para se të pranoni llojin e sigurimit, kur
vendosni të bleni sigurimin shëndetësor privat.

INCENTIVES (INICIATIVAT)

Qeveria ka marrë një sërë nismash financiare për të inkurajuar njerëzit që të marrin
sigurim shëndetësor privat. Qeveria e Commonwealth-it përballon 30% të Vlerave të
sigurimit shëndetësor privat , dhe vë 1% taksë për ata njerëz me të ardhura të larta
që nuk kanë sigurim shëndetësor privat.

LIFETIME HEALTH COVER (MBULIM SHËNDETËSOR I PËRJETSHËM)
Ekziston edhe një sistem i quajtur Lifetime Health Cover (Mbulim Shëndetësor i
Përjetshëm), nën të cilin fondet e sigurimeve shëndetësore private kërkojnë shuma të
ndryshme në varësi të moshës në të cilën njerëzit marrin sigurim spitalor për herë të
parë. Njerëzit që e bëjnë këtë në ose para moshës 30 vjeç dhe e mbajnë anëtarësinë
paguajnë më pak gjatë jetës sesa njerëzit që bëhen anëtarë kur janë më të vjetër.
Nëse ju vononi të anëtarësoheni, do të paguani 2% më shumë për çdo vit që
vonoheni pas moshës 30 vjeçare, deri në një maksimum 70% nëse dikush merr
siguracion shëndetësor për spital për herë të parë në moshën 65 vjeçare.
Qeveria po planifikon t'i ndryshojë rregullat e Lifetime Health Cover (Mbulimi
Shëndetsorë i Përjetshëm) në mënyrë që emigrantët që do të vijnë në të ardhmen
nuk do ta paguajnë një shumë shtesë për arsye të moshës së tyre. Emigrantët që do
të vijnë do të kenë një afat prej 12 muajsh që nga dita që ju takon me ligj të mbulohen
nga Medicare, për t'u lidhur me "Private Insurance" (Siguracion Privat). Në se do të
lidhen me Siguracionin Privat pas këtij afat 12 mujor, atëherë do t'ju duhet ta
paguajnë një pagesë të shtuar.

MORE INFORMATION (MË SHUMË INFORMACION)
Më shumë informacion për sigurim shëndetësor privat mund të merret duke vizituar
faqet e internetit www.health.gov.au/privatehealth dhe www.phiac.gov.au ose duke
telefonuar:
Private Health Insurance Ombudsman 1800 640 695

Ndihma Mjekësore

EMERGENCIES (URGJENCAT)
Trajtim Urgjent mund të merret përmes disa qendrave mjekësore ose
departamenteve të urgjencës së spitaleve. Spitalet publike dhe private ndodhen të
shënuar nën ‘Hospitals’ në numëratorin telefonik të White Pages. Informacioni për
ambulancat jepet në Kapitullin 3, Emergency Services (Shërbimet e Urgjencës).
Kur shkoni në spital mos harroni të merrni me vete ilaçet që përdorni si dhe kartën
‘Medicare’, kartën e anëtarësisë së sigurimit shëndetësor privat, Kartën e Përfitimeve
Shëndetsore apo Kartën sipas Pensioneve të ndryshme.
Mjekimi për urgjenca është i vlefshëm 24 orë në seksionet e 'Casualty' (Aksidenteve)
ose 'Emergency' (Urgjencës) të spitaleve publike.

GENERAL PRACTITIONERS (GPs) (MJEKËT E PËRGJITHSHËM)
Nëse nuk është rast urgjent, ju duhet të shkoni në fillim tek doktori i familjes (i quajtur
edhe ‘general practitioner’ ose GP) ose në një qendër mjekësore. Ju mund ta zgjidhni
vetë doktorin ose qendrën mjekësore që do shkoni - ato janë të rreshtuar në
numeratorin telefonik Yellow Pages nën emrin 'Medical Practitioners'.
Doktori juaj mund t’ju faturojë sipas sistemit bulk bill. Kjo do të thotë se ju duhet të
nënshkruani një formular të Medicare, dhe doktori këtë formular e dërgon në
Medicare, e cila më pas e paguan doktorin. Ndryshe doktori mund të marrë pagesën
nga ju, dhe ju duhet të bëni kërkesën që të merrni paratë mbrapa nga Medicare ose
nga sigurimi shëndetësor privat. Në të dy rastet, ju duhet të keni me vete kartën e
Medicare dhe të Health Care Card.

PËRKTHIMI
Mjekët mund të kenë një linjë telefoni që ka përparësi për të thirrur një përkthyes për
të përkthyer për ju gjatë konsultës suaj mjekësore. Kjo nuk kushton as për ju as për
mjekun, duke patur parasysh që ju jeni banor i përhershëm ose nënshtetas
Australian.
TIS Doctors Priority Line (24 hours) (Linja e telefonit e Mjekëve që ka Përparësi
e TIS-it 24 orëshe) 1300 131 450

SPECIALISTS (SPECIALISTAT)
Ju nuk mund të bëni vizitë tek një specialist pa shikuar pëpara një GP (mjek të
përgjithshëm). Doktori mund t’ju rekomandojë tek një specialist mjekësor për mjekim
të mëtejshëm.

MEDICINES (ILAÇET)
Nëse doktori juaj mendon se keni nevojë për ilaçe, atëherë ju jep një recetë të cilën
duhet ta çoni në farmaci. Shumica e ilaçeve, si antibiotikët, jepen vetëm me recetë.
Nëse keni Health Care Card ose Pension Concession Card të dhëna nga
Centrelink-u, përfitoni zbritje çmimi në medikamente të caktuara. Ju duhet të sillni me
vetë dhe kartën tuaj të Medicare kur të merrni ilaçet nga farmacia. Për ndihmë
informative në lidhje me ilaçet, bisedoni me njërin prej farmacistëve ose, nga e Hëna
deri të Premte nga ora 9 e mëngjezit deri në 6 të mbrëmjes, telefononi :
Medicines Line 1300 888 763

Qendrat Shëndetësore të Komunitetit
Community Health Centres (Qendrat Shëndetësore të Komunitetit) sigurojnë
shërbime me kosto të ulët për njerëz të të gjitha moshave. Jo të gjitha qendrat
sigurojnë të njëjtat shërbime. Megjithatë, shpeshherë shërbimet e vlefshme përfshijnë
infermierinë, përkrahje dhe edukim për shëndetin, fizioterapi, kujdes dentar, kujdes
mjekësor, këshillim dhe mirëqënie sociale. Ato janë të rreshtuara në numeratorin
telefonik White Pages nën emrin 'Community Health Centres' ose 'Health'.

Shëndeti Mendor
Ekzistojnë një numër shërbimesh për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë me
problemet e shëndetit mendor dhe me sëmundjet mendore. Në shumicën e rasteve,
njerëzit që kanë nevojë për ndihmë për vështirësitë e shëndetit mendor duhet të
kontaktojnë mjekun e tyre të përgjithshëm ose qendren shëndetësore të komunitetit

Shërbimet për njerëzit me prejardhje të ndryshme kulturore dhe
gjuhësore

Shumica e spitaleve dhe qendrave të mëdha mjekësore kanë grupe profesionistësh
mjekësorë që japin shërbime për komunitetet e emigrantëve lokale. Këto shërbime
përbëhen nga konsulta, këshilla, rekomandime dhe informacione për shëndetin.
Telefonojini spitalit lokal ose Qendrës Shëndetësore të Komunitetit për të parë nëse
kanë Multicultural Health Worker (Punonjës Shëndetësor Multikulturor) për grupin e
gjuhës suaj.
Migrant Health Unit (Dega e Shëndetit të Migrantëve) mund t’ju ndihmojë në marrjen
e shërbimeve mjekësore brenda ACT. Nëse e lajmëroni këtë zyrë në avancë, mund
të merret një përkthyes Boshnjak, Kantonez, Kroat, Serb, Spanjoll dhe Vietnamez.
Nëse ju duhet një përkthyes për shëndetin, në një gjuhë tjetër që nuk përmendet më
sipër, telefonijini Translating and Interpreting Service (TIS) (Shërbimit për Përkthime)
(shikoni Kapitullin 2, Help with English).
Migrant Health Unit 6205 3333
Ekziston gjithashtu dhe një shërbim për të ndihmuar njerëz nga kultura të ndryshme
të kuptojnë dhe të gjejnë kujdesin që i përshtatet moshës
Multicultural Aged Care Adviser
(Këshilluesi për të moshuarit Multikulturorë) 6205 1385

Imunizimi (Vaksinimi)
Imunizimi i mbron si fëmijët edhe të rriturit nga infeksionet e dëmshme për shëndetin.
Imunizimi nuk është i detyruar por rekomandohet për të gjithë fëmijët. Disa Shtete
dhe Territore (NSW, Victoria, Tasmania, dhe ACT-ja) kanë kërkesën e paraqitjes së
imunizmit (vaksinimit) të fëmijës kur të futet në çerdhe apo kopësht si dhe para se të
regjistrohet në shkollë. Kjo praktikë ndiqet që çerdhja, kopështi apo shkolla të kenë
dijeni se cilët fëmijë nuk janë imunizuar. Imunizimet mund të bëhen tek mjeku i juaj
familjar. Në se fëmijët tuaj nuk kanë bërë vaksinat, nuk do t'ju takojnë me ligj pagesat
për kujdesjen e fëmijëvet.
Linja telefonike për Vaksinime 1800 671 738

Shërbimet Stomatologjike
Në zonën tuaj lokale ka dentistë privatë të cilët zakonisht marrin pagesa për
shërbimin e tyre. Ju mund të dëshironi që të merrni sigurim shëndetësor privat si
ndihmë për pagesat e shërbimit dentar.
Edhe Qeveritë Shtetërore dhe të Territoreve japin një sasi të kufizuar kujdesi dentar
falas për mbajtësit e kartave të koncesioneve të Centrelinkut. Shërbimet e dhëna janë
për lehtësimet primare të dhimbjeve dhe disa shërbime bazë duke përfshirë edhe
protezat. Ju lutemi të kontaktoni qendrën mjekësore më të afërt ose spitalin për
hollësirat e shërbimeve në zonën tuaj dhe kontaktoni Centrelink-un (shikoni kapitullin
8, Social Security) për të parë nëse kualifikoheni për një koncesion.

Më shumë informacion
Për më shumë informacion dhe të dhëna për shërbime të tjera shëndetësore, pyesni
doktorin tuaj lokal, qendrën mjekësore, Community Health Centre, spitalin ose
farmacistin.


No comments:

Post a Comment