6 Strehimi

6 Strehimi


Qiramarrja e shtëpive private ose apartamenteve
Marrja me qira e shtëpive zakonisht bëhet nëpërmjet një Real Estate Agent (Agjenti
për Shitblerjen dhe lëshimin me qira të Pronave të Paluajtshme) ose direkt nga të
zotët privat. Pronat që jepen me qira zakonisht reklamohen në gazetat e përditshme,
sidomos të Mërkurave dhe të Shtunave nën seksionet ‘To Let’ dhe ‘Accommodation
Vacant’. Ju mund të shkoni edhe në zyrën e Real Estate dhe të shikoni listën e
shtëpive që kanë ata gati për t’u dhënë me qira. Një dokument i quajtur "lease"
(kontratë qiradhënie) është dokument ligjor të cilin e firmosni kur bini dakort të merrni
një pronë me qira për një periudhë të caktuar kohe. Mos nënshkruani kontratën
nëse nuk i keni kuptuar plotësisht kushtet e parashtruara në dokument, sepse
pas nënshkrimit jeni të lidhur nga ana ligjore në bazë të pikave dhe kushteve të
asaj kontrate.



Juve mund t’ju duhet gjithashtu të paguani një depozitë të quajtur ’bond’ (zakonisht
shumën e 4 javëve qira) e cila ju kthehet kur largoheni nga banesa, me kusht që ta
lini të pastër dhe pa dëme. Qiraja zakonisht paguhet 2 ose 4 javë përpara.
Ndihmë ju ofrohet njerëzve që hasin vështirësi në gjetjen apo zgjatjen e qëndrimit në
banesa me qira, në tregun e lirë të lëshimit të banesave me qira. Ndihmë e kufizuar
nga qeveria mund të jepet për “bondin” (një shumë parash, zakonisht baraz me
qiranë për një muaj, që i jepet agjencisë së lëshimit të banesave paraprakisht si
kapar, dhe e cila mbahet deri në largimin nga banesa. Në se lihet banesa e rregullt,
kjo shumë i kthehet qiraxhiut), për qiranë e parapaguar dhe qiranë e prapambetur.
Qeveria e Komonuellthit ofron asistencë për qiranë. Aplikantët që plotësojnë kushtet
dhe përfitojnë prej këtij programi të asistencës, mund të marrin një shumë që i
shtohet asaj që marrin nga Centrelinku për t’i ndihmuar në përftimin e një banese në
tregun e lirë privat të banesave me qira.

Të drejtat dhe përgjegjësitë e qiraxhinjëve
Për informacion mbi të drejtat dhe detyrimet që kanë qirxhinjtë e banesave private,
ose për të marrë një broshurë informative kontaktoni:
Tenants Advice Services
PO Box 8
Civic Square ACT 2608
Telefoni: 6247 2011
Tenants Union (Sindikata e Qiraxhinjëve) 6247 1026

Blerja e shtëpive private ose apartamenteve
Shtëpitë apo apartamentet në shitje zakonisht reklamohen në gazetë. Agjensitë e
shitblerjes së tyre kanë një listë pronash në shitje dhe zakonisht mund t’ju japin një
katalog falas. Nëse jeni duke blerë shtëpi për herë të parë në Australi ju mund të jeni
të ligjshëm për një Commonwealth " First Home Buyers Grant" (Subvencionim i
Komonvelthit për ato që Blejnë për Herë të parë Shtëpi).

Nëse keni nevojë të merrni para hua për të blerë një pronë duhet të kontaktoni
bankën apo shoqërinë ndërtimore apo institucione të tjera financiare. Njerëzit në
Australi zakonisht përdorin një avokat kur blejnë një pronë, që të kontrollojë tapinë
dhe dokumentet. Përsëri, mos nënshkruani kontratën nëse nuk i kuptoni
plotësisht kushtet e vëna në të.

Banesat Shtetrore
Nëse ju merrni pagesë nga Centrelink ose keni të ardhura shumë të ulëta ju mund të
aplikoni të merrni me qira banesë nga shteti. Koha e pritjes për banesë shtetrore
ndryshon në bazë të vendit ku ju doni të jetoni, madhësia e familjes suaj dhe urgjenca
e nevojës suaj për strehim. Për informacion për banesat shtetrore kontaktoni:
ACT Housing 6207 1500

Strehimi Urgjent
Strehimi në rast krize ju ofrohet si grave dhe burrave në ACT dhe Queanbeyan.
Zakonisht duhet të paguani për shumicën e mundësive që ju ofrohen për t’u strehuar.
Megjithatë, shpesh herë mund të arrihet një përfundim duke rënë në ujdi. Kjo varet
nga rrethanat. Kontaktoni numrin e poshtëshënuar për një listë të mundësive që
mund të shfrytëzoni:
Community Information & Referral Service ACT 6248 7988

Shërbimet shtëpijake të Domosdoshme
Edhe nëse jetoni me qira ose bleni, disa shërbime shtëpijake që mund t’u duhet të
lidhni janë si më poshtë. Përpiquni që t'u jepni atyre që sigurojnë këto shërbime
njoftim pak ditë përpara se të lëvizni diku tjetër.
ELEKTRIKU
ActewAGL 13 1493
GAZI
ActewAGL 13 1886
UJI
ActewAGL 13 1493
TELEFONAT

Kompanitë e telefonave, duke përfshirë Kompaninë pjesërisht publike Telstra, janë
të rreshtuara në numeratorin telefonik Yellow Pages (Faqet e Verdha) nën 'Mobile
telephones and accessories’ (Telefonat celularë dhe pjesë) dhe 'Telephones – long
distance’ (Telefonat - distanca të gjata)

Disa prej këtyre shërbimeve mund të kërkojnë një shumë për lidhjen e telefonit në
fillim. Ju lutemi sqarojeni këtë gjë me kompaninë që siguron shërbimin e lidhjes
telefonike (p.sh. Telstra) para se të nënshkruani kontratën me ta. Ata do t’ju dërgojnë
rregullisht një faturë ku janë shënuar çmimet për secilin prej shërbimeve të tyre që
keni përdorur. Ju duhet t'i kontaktoni menjëherë nëse nuk keni mundësi ta paguani
faturën në datën e caktuar, ose nëse preferoni që në vend që të merrni fatura të
mëdha në intervale kohe më të gjata, të merrni fatura më të vogla më shpesh.
Thirrjet telefonike me vende jashtë Australisë mund të jenë të kushtueshme dhe
shuma e faturës së telefonit mund të rritet shumë shpejt. Do t’ju duhet t’i bëni thirrjet
me jashtë tepër të kontrolluara.
Shumë njerëz në Australi kanë celularë, mirëpo, këto telefona mund të jenë shumë të
shtrenjtë për t’u përdorur. Ju duhet të kujdesoheni që kuptoni plotësisht detyrimet
financiare dhe ligjore përpara se të vendosni të blini një telefon të tillë.

MBLEDHJA E MBETURINAVE DHE TË RIPËRPUNUESHMEVE
Qeveria e ACT-t (Canberra’s) ofron shërbimin e mbledhjes së mbeturinave të
shtëpisë dhe disa materialeve të ripërpunueshme (që mund të përdoren përsëri) si
letra, qelqi, teneqeja dhe disa plastika. Në Kanberra, koshat me rrotëza (wheelie bins)
për mbeturina dhe koshat për materialin e ripërpunueshëm janë të ndarë. Ata nxirren
një natë para se mblidhen, buzë rrugës çdo javë për mbeturinat e zakonshme dhe një
herë në dy javë për të ripërpunueshmet. Për ta ditur se cila ditë është e caktuar për
mbledhjen e tyre, pyesni komshinjtë ose telefononi në numrin:
ACT Waste (Mbeturinat ACT) 6207 2500
Raportoni kur dëmtohen koshat ose kur nuk është zbrazur koshi i juaj:
Cleanaway 6260 1472/ 6260 1547


No comments:

Post a Comment