13 Departamenti i Imigracionit

13 Departamenti i Imigracionit dhe Çështjeve Multikulturore e Indigjene



Department of Immigration and Multicultural and Indigenous Affairs (DIMIA)
(Departamenti i Imigracionit dhe Çështjeve Multikulturore e Indigjene) pika juaj
kontaktuese për të gjitha çështjet e vizave dhe Nënshtetësisë Australiane. DIMIA
mund të kontaktohet në numrin e përgjithshëm: 13 1881. Shumë informacione të
përgjithshme të imigracionit gjenden dhe në faqen kryesore të internetit të DIMIA-s
www.immi.gov.au. Klikoni në Life in Australia (Jeta në Australi)
(www.immi.gov.au/settle) për më shumë informacion mbi vendosjen.
Zyrat e zonave të ndryshme të DIMIA (Departamentit të Emigracionit dhe Çështjeve
Shumë Kulturore) merren me një sërë shërbimesh për imigrim, si viza dhe leje, dhe
kërkesa për qëndrim të përkohshëm dhe të përhershëm.



ACT DIMIA Office
Level 3
1 Farrell Place
CIVIC ACT 2601
Orët e hapjes për këtë zyrë janë:
E Hënë dhe e Martë 9.00 e mëngjezit - 4.00 pasdite
E Mërkurë 9.00 e mëngjezit - 1.00 pasdite
E Enjte dhe e Premte 9.00 e mëngjezit - 4.00 pasdite


Nënshtetësia
Ju mund të bëni kërkesë për nënshtetësinë Australiane nëse keni jetuar në Australi
për dy vjet si banor i përhershëm gjatë pesë vjetëve të fundit. Kjo duhet të përfshijë
kalimin në total të 12 muajve gjatë dy viteve të fundit në Australi. Për më shumë
informacion, kërkoni Citizenship Kit (Udhëzues për Marrjen e Nënshtetësisë) në çdo
zyrë të DIMIAs ose përmes Linjës së Telefonit për Informacion për Nënshtetësinë në
13 1880.
Pasi t’ju jepet nënshtetësia Australiane, ju mund të bëni kërkesë për pasaportë
Australiane nëpërmjet Zyrës së Postës. Nëse ju mbani nënshtetësinë Australiane si
dhe atë të një vendi tjetër, ju duhet të udhëtoni brenda dhe jashtë Australisë duke
përdorur pasaportën Australiane.

Vizat e kthimit për banorët
Nëse ju jeni banor i përhershëm Australian dhe planifikoni te largoheni nga Australia
për çfarëdolloj periudhe të përkohshme dhe dëshironi të ktheheni në Australi, ju mund
të keni nevojë për një Resident Return Visa (Viza e kthimit për banorët). Kontaktoni
DIMIA-n për të parë nëse keni nevojë për vizë që të ktheheni në Australi.

Vizitat Familjare në Australi
PËR VIZITË

Vizitorët duhet të bëjnë kërkesë për një vizë që mbulon gjithë kohën e qëndrimit të
tyre në Australi. Çdo lloj vize vizitori ka kushte të veçanta, prandaj për më shumë
informacion kontaktoni Australian Overseas Immigration Office (Zyrën më të afërt
të Imigracionit Australian jashtë Shtetit) (shikoni më poshtë).
Sistemin Electronic Travel Authority (ETA) (Autoriteti Elektronik i Udhëtimit) mund
ta shfrytëzojnë mbajtësit e pasaportave nga më shumë se 30 shtete përmes
agjensive të autorizuara të udhëtimit dhe linjave ajrore, dhe përmes shumicës së
zyrave diplomatike Australiane. Shërbimi ETA u mundëson shumë vizitorëve me
qëndrim afat-shkurtër në Australi të marrin autorizim për udhëtim në Australi
ndërkohë që ata i bëjnë përgatitjet e tyre të udhëtimit. Për shfrytëzuesit e ETA-s,
udhëtari nuk ka nevojë që të plotësojë formularin e aplikimit për vizë. Informata të
zgjeruara gjenden në faqen e internetit: http://www.immi.gov.au/eta/index.htm.


PER TE EMIGRUAR
Programi Australian i Emigrimit ka tre pjesë:
• Family migration (Emigrim Familjar). Aplikanti duhet të ketë një të afërm
në Australi që ta sponsorizojë.
• Skilled migration (Emigrim sipas Aftësive). Aplikanti duhet të ketë aftësi
ose vlera të veçanta të cilat do të kontribuojnë në ekonominë ose në fushat
e tjera të jetës Australiane.
• Programet Refugee, Humanitarian, Special Humanitarian dhe Special
Assistance
(janë programet për Refugjatë, njerëz që pranohen mbi baza
Humanitare, mbi baza Humanitare Speciale si dhe programi për Ndihmë
Speciale).

Të afërmit tuaj që duan të emigrojnë duhet t’u përgjigjen kushteve strikte të cilësdo
kategori të emigrimit. Rregullat e emigrimit janë komplekse dhe ndryshojnë shpesh,
prandaj është mirë të kontaktoni DIMIA-n për informacion sipas situatës suaj.
Një listë e Zyrave Australiane të Emigracionit Jashtë Shtetit ndodhet në faqen e
internetit: www.immi.gov.au/wwi/index.htm

No comments:

Post a Comment