7 Punësimi

7 Punësimi

Kërkimi i punës
Gazetat e përditshme reklamojnë vendet e punës (ose ‘positions vacant’ (vendet e
lira)), sidomos të Shtunave. Në numëratorin ‘Yellow Pages’ dhe në bordet e punësimit
të internetit gjithashtu janë të shënuara edhe agjensitë private të punësimit .
Çdo banor Australian mund të regjistrohet me Centrelink ku mund të ndihmohet të
gjejë punë. Pas regjistrimit ju rekomandoheni tek Job Network (Rrjeti i Punës), që
përbëhet nga organizata private, të komunitetit apo të qeverisë, të kontraktuara nga
Qeveria e Commonwealth-it që ti ndihmojnë njerëzit të gjejnë punë.
Si i/e sapoardhur, shpesh është ide e mirë të bisedoni me një këshilltar/e punësimi
me eksperiencë për t'u siguruar që mënyra juaj e të kërkuarit punë është e
përshtatshme, veçanërisht nëse ju hasni në vështirësi për t'u marrë në intervistë.
Job Network services (shërbime për t’ju ndihmuar për të gjetur punë)
Nën Job Network (Shërbimi për gjetje të punës) gjenden një numër shërbimesh
punësimi.



Këto përfshijnë:
• Job Search Support Services (Shërbime për t’ju ndihmuar në gjetjen e
punës) – Ky shërbim ju ofrohet personave që kërkojnë punë që i plotësojnë
kushtet, menjëherë sa të regjistrohen nga Centrelink-u ose nga njëra prej
shërbimeve për gjetje të punës. Ky shërbim ka për qëllim t’Ii ndihmojë njerëzit
të gjejnë punë sa më parë.
• Intensive Support Services (Shërbimet e Përkrahjes Intensive) – ofron
ndihmë përsëri për personat në kërkim të punës (që i plotësojnë kushtet) ku
përfshihet treinimi për t’u aftësuar për paraqitjen e vehtes gjatë intervistës për
punë me punëdhësin.
• Përkrahje Intensive – Treinim për kërkim të punës- përfshin ofrimin e
ndihmës për punësim në përshtatje të çdo individi. Kjo përkrahje ju ofrohet
atyre personave që plotësojnë kushtet. Këtu përfshihet edhe përmirësimi i
aftësimit të tyre për të kërkuar punë vet, si dhe zgjerimi i lidhjeve (d.m.th. të
kompanive, fabrikave, bizneseve, etj që janë punëdhënësit) që kanë të bëjnë
direkt me gjetjen e punës. Aktivitetet e këtij treinimi përfshijnë ndihmë në
përgatitjen e resumesë (historikut të arsimimit dhe të punësimit) dhe të
aftësimit të personave që treinohen, në drejtim të aplikimeve të tyre për punë.
• Përkrahja Intensive – ndihmë në përshtatje të klientit- ofron më tepër
ndihmë vetëm për vetëm me instruktorin për pesonat që i plotësojnë kushtet.
Pikësynimi është gjetja e pengesave që has individi kur kërkon punë.
Njëkohësisht kjo përkrahje i drejton përpjekjet e punë-kërkuesit gjatë kërkimit
të punësimit; dhe
New Enterprise Incentive Scheme – Skema e krijimit të ndërmarrjeve të
reja (NEIS) ndihmon personat që janë pa punë ta fillojnë dhe ta drejtojnë
biznesin e tyre. Pjesëmarrësit e kësaj skeme mund të marrin ndihmë NEIS që
ofron treinim për biznese të vogla, ndihmë financiare dhe këshilla gjatë vitit të
parë të biznesit.

Të gjithë punë-kërkuesit mund të pëdorin gjithashtu pajisjet në Centrelink dhe
agjencitë e ndryshme që merren me gjetjen e punës për njerëzit si kompjuterë të
specializuar për informacione rreth kompanive etj që kërkojnë krah pune, kompjuterë
të tjerë ku mund të shfrytëzohet interneti, telefonat, fotokopjuesit, faksat, etj) Të
gjithë pajisjet janë në dispozicionin tuaj për përdorim, falas. Për informacion mbi këto
shërbime, si dhe për kushtet se kujt i takojnë me ligj këto shërbime, shikoni faqen e
internetit www.workplace.gov.au ose telefononi:
Employment Services Information Line 13 6268
Centrelink-u gjithashtu rekomandon klientët për njohjen e kualifikimeve të marra në
vende të tjera dhe jep këshilla rreth shërbimeve të tjera për punësim të vlefshme që
gjenden në zonën lokale.
Zyrat e Centrelik-ut ndodhen në shumicën e lagjeve të qytetit si dhe në qendrat
kryesore të fshatrave. Vendndodhja e tyre jepet në numëratorin telefonik White Pages
e numrat e telefonit shënohen në Kapitullin 8, Social Security (Sigurimi Social).

Department of Employment and Workplace Relations (DEWR)
(Departamenti i Punësimit dhe Marrëdhënjeve në Vendin e Punës)
Departamenti i Lidhjeve tëi Punësimit dhe Marrëdhënjeve në Venditn e të Punës
(DEWR) ka disa vendndodhje të lidhura me punësimin që mund të ndihmojnë ata që
kërkojnë punë në Australi të gjejnë punë. Ai bën të mundur shërbime dhe informacion
në internet, me udhëzime për informacion punësimi, asistencë qeveritare, punë,
karriera, treiajnim dhe kushte pune. Për informacion shkoni tek:
www.workplace.gov.au
Programi për eksperiencë pune
Office of Multicultural Affairs (Zyra e çështjeve multikulturore) ka një program për
eksperiencë pune për njerëz me prejardhje të ndryshme, të papunësuar për një kohë
të gjatë. Ky program kombinon një kurs katër javësh në aftësi zyrtare dhe me tetë
javë pune praktike.
Work Experience Program 6207 6199
Kualifikimet
Është e këshillueshme që të bëni përpjekje që t’ju njihen kualifikimet formalisht në
mënyrë që të përmirësohet mundësia për të punuar në të njëjtin profesion për të cilin
jeni kualifikuar.

KUALIFIKIMET PËR ZANATET
Nëse ju keni kualifikime në inxhinieri, ndërtim, metalurgji, elektricitet apo tregtitë e
furnizimeve,Trades Recognition Australia (TRA) (Njohja e Zanateve në Australi)
mund t’ju këshillojë se si t’ju njihen këto kualifikime në Australi. Në se jetoni në
Canberra, kontaktoni:
Trades Recognition Australia (Njohja e Zanateve - Australia)
GPO Box 9879
SYDNEY NSW 2001
Telefoni: (02) 9246 0760
Për ata që ndodhen jashtë Australisë, pyesni në adresën dhe numrin që vijon:
Trades Recognition Australia (Njohja e Zanateve - Australia)
GPO Box 9879
CANBERRA ACT 2601
Telefoni: +612 6121 7456
TERTIARY QUALIFICATIONS (KUALIFIKIMET E LARTA)
National Office of Overseas Skills Recognition (AEI-NOOSR) (Zyra Kombëtare
për Njohjen e Dipllomave etj. të Fituara në Vende jashtë Australisë) jep informacion
se si t’ju njihen në Australi kualifikimet akademike të arsimit të lartë që keni marrë në
vende jashtë Australisë. Në disa raste profesionistët që kanë kryer studimet jashtë
Australisë të cilët gëzojnë nënshtetësinë Australiane ose janë me rezidencë të
përhershme, mund t’ju takojë me ligj të përfitojnë nga Bridging of Overseas-trained
Professionals Loan Scheme (BOTPLS), (Skema e Dhënjes së Kredisë
Profesionistëve që kanë kryer studimet jashtë Austalisë). Këto kredi aplikohen për të
mbuluar pagesat për kurset për avancimin e njohurive deri në nivelin Australian në
mënyrë që profesionistët me kualifikime nga jashtë të arrijnë nivelin e kërkuar për të
ushtruar profesionin e tyre në Australi. Për informacion të zgjeruar shikoni faqen e
internetit të AEI-NOOSR-së www.dest.gov.au/noosr/brgcourses.htm ose telefononi:
AEI-National Office of Overseas Skills Recognition 1800 020 086

Nëse dokumentet ku tregohen kualifikimet tuaja nuk janë në Gjuhën Angleze, ju
duhet ti përktheni. Shihni Kapitullin 2, Ndihmë me Anglishten.
Kushtet e punës (të drejtat e punëdhënësit/ punonjësit)
Shumica e punëve mbulohen prej awards (minimumi i pagës apo shpërblimi që duhet
të paguhet për zanate te ndryshme të caktuara nga Shteti apo Commonwealth-i),
përveç të Viktorisë, ku shumica e punëve mbulohen ose nga awards federalë, ose
Sektorët e Industrisë Shtetërore. Shpërblimet duhet të zbatohen nga punëdhënësi
sipas ligjit dhe mbulojnë kushtet e punës si minimumi i pagesave, shpenzimet e
punës, jashtëoraret, shpërblime në para për ata që punojnë jashtë orarit të
zakonshëm, orët e punës, pushimi vjetor, pushimet në bazë të viteve të punës dhe
pushimet mjekësore

Disa vende pune mbulohen prej Certified Agreements (Marrëveshjeve të
Noterizuara). Këto janë përmbledhje marrëveshjesh për rrogat dhe kushtet e punës të
cilat bëhen drejtpërsëdrejti mes punëdhënësit dhe një grupi punëtorësh ose
sindikatës që i përfaqëson.

Australian Workplace Agreement (AWA) (Marrëveshja Australiane e Vendit të
Punës) është një marrëveshje individuale mes një punëdhënësi dhe punëtori për
rrogat e punëtorit dhe kushtet e punës. Për më shumë informacion telefononi në:
Office of the Employment Advocate (Zyra e Avokatëve të Punësimit)
1300 366 632
Wageline (Linja për rrogat) 1300 363 264
Sipas ligjit, punonjësit janë të garantuar me të drejtën që të anëtarësohen ose jo në
një ‘union’ (sindikatë punëtorësh) apo në çfarëdo organizate tjetër. Për më shumë
informacion telefononi në:
Australian Council of Trade Unions (ACTU) (Këshilli Australian i Unioneve)
1300 362 223

Superannuation (Pagesat e Detyruara nga Punëdhënësi për Pensionim)
‘Superannuation’ është një program për ruajtjen e parave gjatë kohës që ju jeni të
punësuar për të siguruar që kur të arrini moshën e pensionit do të keni të ardhura të
mjaftueshme për të jetuar. Shumë njerëz e quajnë shkurt “super”. Pothuajse çdo
njeri që është i punësuar duhet të lidhet me një fond për ‘superannuation’.
Në bazë të ligjit punëdhënësi i juaj është i detyruar të derdh një shumë baraz me 9%
të të ardhurave tuaja në fondin e caktuar ‘superannuation’. Keni mundësi të fusni
edhe para të tjera në fonin e lartpërmendur. Ka raste që punëdhënsit paguajnë
shumë pak ose nuk paguajnë fare detyrimin e tyre kontribues si punëdhënës që janë.
Për të parë në se punëdhënsi i juaj po ju paguan shumën e duhur, duhet të
kontaktoni fondin tuaj të ‘superannuation’. Për informacion më të zgjeruar kontaktoni:
Australian Taxation Office Superannuation Infoline 13 1020
Australian Securities & Investments Commission 1300 300 630

Taksimi
Një Tax File Number (TFN) (Numër Takse) është një numër i veçantë që iu lëshohet
individëve ose organizatave nga Australian Tax Office (ATO) (Zyra Australiane e
Taksave) dhe nevojitet për të gjitha format e marrjes së të ardhurave. Jepini përparësi
aplikimit për TFN. Mënyra më e shpejtë për ta siguruar TFN (Numrin e Taksës) për
njerëzit e porsaardhur është nepërmjet internetit. Regjistrimi me internet mund të
bëhet gjatë 24 orëve të ditës, 7 ditët e javës. Të vetmet gjëra që nevojiten janë të
dhënat e pasaportës si dhe adresa e juaj në Australi. Pas afërsisht 10 ditësh TFN
(Numrin i Taksës) mund ta prisni në kutinë postare. Formularët e Aplikimit gjenden në
zyret e Centrelink-ut, përndryshe mund të printohen nga faqja e internetit të ATO
(Zyrës Australiane të Taksave), ose duke i kërkuar me telefon në TFN Helpline
(Linjen Telefonike për Ndihmë me Numrin e Taksës). Koha e pritjes për shqyrtimin e
aplikimit dhe dërgimin e TFN është 28 ditë.

Kur filloni punë, punëdhënësi juaj do t’ë ju kërkojë të plotësoni një formular për TFN
Declaration (Deklarimin e TFN-së) në të cilin ju duhet të shkruani TFN-në tuaj. Në se
ju e keni TFN-në që më përpara, punëdhënësi nuk ka të drejtë të nxjerrë më tepër se
shumën normale të taksës derisa të ketë kaluar koha e zakonshme, standarte, për
shqyrtimin e një kërkese për TFN-në.

Nëse keni çfarëdo të ardhura gjatë vitit fananciar (ndërmjet 1Korrik dhe 30 Qershor),
ju duhet të dorëzoni një Income Tax Return (Kthim Takse mbi të Ardhurat) deri në
30 Tetor të atij viti nëse nuk është kryer ndonjë marrëveshje tjetër.
Australia ka Goods and Services Tax (GST) (Taksën e të Mirave dhe Shërbimeve)
që është një taksë prej 10% të çmimit fillestar për mbi shumicën e tyreartikujve. GST
përfshihet në çmimin që ju kërkohet të paguani. Disa sende si ushqimi bazë, pjesa
më e madhe e shërbimit të arsimit,shërbimet mjekësore, kujdesi për fëmijët për ata
që plotësojnë kushtet për shfrytëzim dhe shërbimet e shtëpive të shëndetit për pleq,
nuk kanë GST.
Nëse keni biznes atëherë ju keni nevojë për një Australian Business Number (Numrin
Australian të Biznesit) për marrëdhëniet me Australian Tax Office (Zyrën Australiane
të Taksave) si dhe biznese të tjera. Për më shumë informacion telefonojini Zyrës
Australiane të Taksave:
Tax File Number Helpline (Linja e Ndihmës për Numrin e Taksës)
13 2861 opsioni 3
Business and GST enquiries (Pyetje mbi Biznesin dhe mbi GST)
13 2866
Other enquiries (Informata të Tjera) 13 2861
Faqja e internetit e Tax Office (Zyrës së Taksave) www.ato.gov.au
Faqja e internetit për regjistrimin e Tax File Number (Numrit të Taksës)
www.ato.gov.au/individuals


No comments:

Post a Comment